Phil Foden ka shpjeguar vendimin e çuditshëm për të veshur fanellën me numrin 47 te Manchester City.
Reprezentuesi anglez mban 47 kur përfaqëson kampionët në fuqi të Ligës Premier edhe pse ai mban numrin 11 për Anglinë
Futbollistët zakonisht fillojnë me shifra të larta në nivelin e të rinjve, por kur futen në ekipin e parë, numri i tyre fillon të ulet.
Sidoqoftë, Phil Foden ka ngecur me 47 që kur bëri debutimin e tij në ekipin e parë duke ardhur si zëvendësues për legjendën Yaya Toure në 2017.
Arsyeja është se 47 thuhet se vepron si një rikujtim i përhershëm për gjyshin e ndjerë të Foden, Ronnie, i cili vdiq në moshën 47-vjeçare.
Dhe kjo e forcon lidhjen e tij familjare me Manchester Cityn, pasi është pohuar se Ronnie ishte një tifoz i zjarrtë i Cityt
Foden zbuloi se golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Manchester City, Sergio Aguero donte t’i jepte atij fanellën me numrin dhjetë kur ai u nis për në Barcelonë përpara se të detyrohej të tërhiqej.
Dhe ylli anglez pranoi se e kishte marrë në konsideratë, por ai vendosi të qëndrojë me numrin 47.
Phil tha: “Kam menduar për këtë. Fnella me numrin dhjetë është një numër kaq i madh në klub, por unë kam vetëm një gjë me 47”.
“Do të doja të krijoja trashëgiminë time dhe ta mbaja atë numër”.