Në fshatin Koliq të Prishtinës është arrestuar sot një person pasi në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar një sasi e konsiderueshme armësh dhe municioni, njofton Policia e Kosovës.
Gjegjësisht, siç saktësojnë ata, aksioni është kryer në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, dhe për shkak të dyshimit se ky person është i përfshirë në shitjen e paligjshme të armëve. Pas kësaj, është kontrolluar shtëpia e tij dhe objektet përreth në obor ku janë gjetur armët të cilat edhe janë sekuestruar.
Armët e sekustruara:
“Një pistoletë kalibër 7,62 mm, dy pistoleta kalibër 9×19 mm, tetë korniza, 61 fishekë kalibër 7,62 mm, dy pushkë gjuetie, kalibër 12 GA, një pushkë me fushëveprimi italian dhe 303 fishekë të kalibrave të ndryshëm”.
Personi të cilit ju gjetën armët është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.