Politologu Koci për heqjen e vizave për serbët e Kosovës: Sinjal se BE në tavolinë e ka edhe opsionin e ndarjes

by Nexhat

Politologu Milazim Koci tha se vendimi i BE për të hequr vizat për serbët e Kosovës është ndër qëndrimet më goditëse për shtetin e Kosovës, pasi sipas tij kjo nënkupton që në tavolinën e Brukselit është opsion edhe ndarja e Kosovës.

“Mendoj se ky është një nga qëndrimet më goditëse që ka ndërmarrë Bashkimi Europian deri më sot dhe praktikisht, është sinjal që Bashkimi Europian në tavolinë ka edhe opsionin e ndarjes së Kosovës. dua t’ju kujtoj që dokumentet e lëshuara nga Serbia, figuron vendi Mitrovicë si pjesë e shtetit serb

banner

Bashkimi Evropian njeh këtë dokumentacion dhe praktikisht heq dorë nga pozicioni neutral në raport me statusin e Kosovës siç e kishte deri më tani dhe në realitet e në praktik, njeh veriun si pjesë të Serbisë. Ky është epilogu i atij vendimi të Bashkimit Europian. Me këtë vendim serbët absolutisht nuk kanë asnjë motiv që të integrohen brenda Kosovës”,tha Koci për euronews,al

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy