Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka uruar mirë se ardhje në Kosovë kantautores shqiptare me famë botërore Bebe Rexha.
“Kosova është gjithnjë krenare me sukseset e secilit shqiptar, anekënd botës, të cilët janë kthyer në frymëzim për gjeneratat e reja. Suksesi i Bebes është shembull i jashtëzakonshëm se çka mund të arrihet me punë e përkushtim!” shkruhet në postimin e presidentes në rrjetet sociale të shoqëruar me foto nga pritja.
Në datat 25-28 korrik, Prishtina do të jetë nikoqire e yjeve më të suksesshme botërore në Sunny Hill Festival, përfshirë edhe Bebe Rexhën, e cila vjen për herë të parë në Kosovë.