Tradita e lashtë thuajse 5000 mijë vjeçare e çajrave ka kaluar nga konsumi tek produktet e bukurisë.
Vetitë kurative dhe aromat e parezistueshme të çajrave në mbarë botën janë kthyer në një praktikë të vërtetë edhe për të gjithë ata që dëshirojnë një lëkurë të pastër apo flokë të shëndetshëm.
Prandaj sot AgroWeb.org ju sugjeron 5 prej tyre që mund t’i gjeni fare lehtë dhe t’i përdorni si trajtime natyrale në kujdesin ndaj vetes.
Çaj jeshil
Të gjithë i dinë përfitimet e shumta shëndetësore që çaji jeshil ofruaron si brenda ashtu dhe jashtë organizmit. Përveç mbajtjes së peshës së duhur, ky çaj është gjithashtu një përbërës i njohur në fushën e produkteve të bukurisë. Nëse aplikohet në formën e një maske për fytyrën, çaji jeshil vepron si një pastrues i thellë e natyral. Kur e vendosni në fytyrë i ofron asaj shkëlqim dhe largon yndyrën duke ulur prodhimin e sebumit.
Për flokët, çaji jeshil mund të zihet dhe përdoret më pas për të shpëlarë flokët Në mënyrë që të shkëlqejnë më shumë.
Një mënyrë do të ishte kombinimi me lëng limoni dhe pak çaji jeshil që ndihmon në uljen e zbokthit dhe vepron si trajtim natyral për flokët.
Çaj kamomili
Nëse po kërkoni një mënyrë natyrale për të zverdhur dhe ndriçuar flokët tuaj, kamomili është zgjidhja.
Ky çaj ka vetinë t’i zbehë flokët deri në 1-2 nuanca. Hidhni dy qese kamomili në ujë të nxehtë, pastaj përziejini me lëng limoni dhe aplikonjeni si maskë në flokë për 5-10 minuta. Më pas shpëlajeni mirë me ujë të bollshëm.
Çaji i zi
Radikalet e lira të pranishme tek çaji i zi vonojnë procesin e plakjes së lëkurës. Mjafton të zieni çajin dhe më pas lëreni të ftohet për disa momente.
Merreni pak nga pak me anë të nj pambuku dhe aplikojeni mbi fytyrë. Lëreni gjithe natën dhe në mëngjes shpëlajeni fytyrën me ujë dhe sapun.
Çaji lavandës
Ky çaj është i mrekullueshëm për të qetësuar si fytyrën ashtu edhe flokët. Përveç kësaj ju do të ndjeni gjatë gjithë kohës edhe aromën e mirë qetësuese që lëshon. Mjafton ta zieni dhe ta aplikoni në lëkurë dhe flokë ose ta bëni pjesë të maskave të ndryshme.
Çaji xhenxhefilit
Xhenxhefili njihet si një antiseptik natyral që trajton çdo lloj problemi të lëkurës. Kjo fillon që nga djegiet e diellit deri tek pigmentimet e ndryshme të fytyrës apo trupit.
Nëse e përdorni për flokët xhenxhefili rrit qarkullimin e gjakut në skalpin e kokës duke favorizuar kështu daljen e flokëve të rinj./aw