Në emisionin televiziv Frontal, gazetari i i Albanian Post, Lirim Memhmetaj ka hedhur dyshime të fuqishme ndaj ministres Albulena Haxhiu se ajo është fajtore direkte për ikjet nga burgu të Enver Sekiraqes, Faton Hajrizaj dhe të tjerëve që kanë ikur në ditët e fundit. Sipas tij ata kanë arritur të përfitojnë dhe të arratisen fal vendimeve dhe rregulloreve të cilat i ka ndryshuar ministrja Albulena Haxhiu.
Mehmetaj ka argumentuar se me një vendim të ministres Haxhiu është bërë e mundur që personat që kanë dënime të rënda dhe të gjata dhe që konsiderohen të rrezikshëm, ata mund të transferohen në burgje të hapura siç është ai i Smrekonicës. Në përputhje me këtë vendim, Faton Hajrizi është transferuar ne burgun e Smrekonices nga ku ai është arratisur i cili më vonë e ka gjetur vdekjen nga policia serbe në sërbi.
Sipas argumentimit të gazetarit Mehmetaj, ministrja Albulena Haxhiu e ka lëshuar atë vendim me qëllim që të përfitoj kunati i saj i cili po ashtu gjendet në burg. Me këtë vendim të ministres Haxhiu, kunati i saj ka fituar të drejtën për të punuar gjatë ditës në biznesin e tij privat dhe gjatë vikendeve të lirohet të shkoj në familjen e tij. Praktikisht, kunati i ministres Haxhiu e bënë vetëm gjumin në burg dhe atë vetëm gjatë ditëve të javës, pjesën tjetër të burgut e kryen në shtëpinë e tij.