Gjermania dhe Britania e Madhe kanë rënë dakord për bashkëpunim më të ngushtë ushtarak.
Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius dhe sekretari i ri i Mbrojtjes i Britanisë së Madhe, John Healey nënshkruan sot në Berlin – një deklaratë të përbashkët për bashkëpunimin e zgjeruar të mbrojtjes midis Gjermanisë dhe BM-së.
“Jami sigurt se ne do të rifreskojmë dhe intensifikojmë marrëdhëniet tona gjermano-britanike”, tha Pistorius.
“Ne duam t’i vendosim marrëdhëniet tona në një bazë të re – dhe kjo është arsyeja pse të dy vendet nënshkruan deklaratën”, shtoi ai.
“Kjo përfshin forcimin e industrisë së mbrojtjes në të dy vendet dhe bashkëpunimin më të ngushtë në zhvillimin, prodhimin dhe prokurimin e armëve dhe municioneve, si dhe të njëjtat standarde për sistemet e armëve dhe municionet”, tha zyrtari gjerman.
“Deklarata përbën një hap të madh ndërsa ne krijojmë një marrëdhënie të re, më të thellë të mbrojtjes midis BM-së dhe Gjermanisë”, tha Healey.
“Kulturat tona ushtarake janë të ngjashme. Ne luftojmë së bashku, stërvitemi së bashku dhe pimë birra së bashku”, shtoi ai.
Ministri britanik vlerësoi rolin udhëheqës të Gjermanisë në mbështetjen e Ukrainës. Pistorius e priti Healey me nderime ushtarake gjatë vizitës së tij inauguruese.