Kapet dhe kthehet në burg Ujkan Metaj i cili ishte arratisur 12 ditë më parë nga Dubrava

by engel

Është arrestuar Ujkan Metaj, i cili ishte arratisur nga Burgu i Dubravës 12 ditë më parë. Policia ka thënë se identifikimit dhe lokalizimit të tij i ka paraprirë ndërmarrja e masave aktive hetimore dhe operative, të cilat kanë rezuluar me arrestimin e personit të dyshuar. “Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, tha policia, transmeton Klankosova.tv.

Metaj ishte shpallur sot në kërkim nga ana e policisë, teksa i njëjti ishte dënuar me 11 burgim pas përfshirjes në vrasjen së një polici të Kosovës gjatë një grabitjeje të një argjendarie në Istog.

Informacioni zyrtar
Arrestohet i arratisuri nga burgu i Dubravës
Prishtinë, 24 korrik 2024
Si rezultat i angazhimeve të pandërprera të Policisë së Kosovës, konkretisht të Drejtorisë Rajonale në Pejë, në kërkim të personit të dyshuar U.M, viti i lindjes1988 nё Istog, i cili ishte i kërkuar për vepren penale “Arratisja e personit tё privuar nga liria”, i njëti është arrestuar sot në orët e pasditës.
Identifikimit dhe lokalizimit të tij i ka paraprirë ndërmarrja e masave aktive hetimore dhe operative, të cilat kanë rezultuar edhe me arrestimin e personit të dyshuar.
Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndermerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy