Kurti porosi per qytetarët: mos bini pre e euforisë së heroizmit të Faton Hajrizit, patriot në Republikën e Kosovës është Afrim Bunjaku

by Merita

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar në mbledhjen e qeverisë se shenjat e gishtërinjve të dërguara nga Serbia, përkojnë me ato të Faton Hajrizit.

Në mbledhjen e Qeverisë të mërkurën, Kurti ka kërkuar hetim vendor e ndërkombëtar për të qartësuar gjithçka që ndodhi me Faton Hajrizin, që nga ikja drejt Serbisë deri në vrasjen e raportuar të tij.

banner

“I ftoj qytetarët të mos bien pre e euforisë së heroizimit dhe romantizimit të Faton Hajrizi. Patriot në Kosovë është rreshteri Afrim Bunjaku, që u vra në Banjskë të Zveçanit. Heronj janë 23 pjesëtarët e Policisë të rënë në krye të detyrës që dëshmuan përkushtimin për shërbim deri në sakrificë”, ka thënë Kurti.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy