Prokuroria e Prishtinë bashkë me policinë kanë kryer bastistje në tri lokacione në komunën e Lipjanit ku janë gjetur armë të gjata e municion.
Lidhur me rastin janë arrestuar dy persona të cilët janë dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orës.
Ndërkohë në lokacionet e bastisura janë gjetur:
1 AK-47 me 10 fishekë;
Karikatorë;
1 Pushkë e gjatë gjysmë-automatike;
1 Pistoletë -Zoraki (me gaz);
1 Pushkë e gjatë automatike.
Personat me inicialet H.A. dhe K.K., me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, sipas KPRK-së, derisa ndaj të njëjtëve do të ndërmerren veprimet e mëtejme ligjore.