Ilir Mirena, drejtori i “Periskopit”, medium ky që u sulmua nga RTK-ja, foli në Pressing për sulmin që i është bërë medias së tij dhe tha se pushteti e përdori RTK-në për të bërë fushatë kundër mediave tjera. Sipas tij është rast i paprecedentë që nuk ka ndodhur më herët.
Por, Mirena tha se mori shumë mbështetje dhe kjo “i dha zemër”, atij.
“Kjo nuk ka ndodhë me asnjë qeveri, por mua më ka dhënë kurajo dhe zemër dhe se po e bëjmë punën tonë në rregull, nga reagimet dhe mbështetja që morëm”, u shpreh Mirena në Pressing, .
“Për herë të parë është tentativa me keqpërdorë RTK-në për qëllime të propagandës së pushtetit. Për mua një satisfaksion ka qenë se ka pas reagim jashtëzakonisht të mirë prej shoqërisë civile, nga kolegët e mediave të tjera, sidomos kolegët e RTK-së të cilët duhet mi falënderu për kurajon dhe parimet që i kanë tregu kur ne e dim që shumica prej tyre varen nga ato paga se familjet i mbajnë me ato paga, por megjithatë e kanë vendos dinjitetin e tyre mbi gjithçka”, tha Mirena.