Mot i ndryshueshëm me diell, por priten edhe erëra jashtëzakonisht të fuqishme dhe shira të rrëmbyeshme

by Merita

Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira fillimisht, ku pritet të ketë edhe rrebeshe të izoluara para mesditës, ndërsa gjatë orëve të pasditës pritet të depërtojnë masat e ftohta, të cilat do të sjellin lokalisht shira të rrëmbyeshëm, breshër, shkarkesa të forta rrufesh dhe erëra jashtëzakonisht të fuqishme.

Nuk përjashtohet mundësia për vërshime të shpejta në zona të caktuara.

banner

Sipas Meteo Kosova, era do fryjë nga drejtimi i veriut, e cila gjatë kalimit të frontit pritet të jetë jashtëzakonisht e fuqishme në zona të caktuara, me shpejtësi deri në 80 km/h, ku mund të shkaktojnë edhe dëme materiale.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 17 deri në 19°C, ndërsa ato maksimale prej 25 deri në 32°C. Gjatë kalimit të frontit, temperaturat parashihet të ulen diku për 15°C.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy