Musk – Tesla: Po mendon për 5 miliard investime për Inteligjencë Artificiale unike

by engel

Musk po kryen sondazh duke pyetur nëse Tesla duhet të investojë 5 miliardë dollarë në xAI, po duket se disponimi është pro

CEO i Tesla (TSLA.O) Elon Musk ka nisur një sondazh duke pyetur përdoruesit në platformën e mediave sociale X nëse prodhuesi i makinave elektrike duhet të investojë 5 miliardë dollarë në startup-in e tij të inteligjencës artificiale xAI. Me votat e hershme që tregojnë më së shumti në favor të lëvizjes.

banner

“Aprovimi i bordit dhe vota e aksionarëve janë të nevojshme, kështu që kjo është vetëm për të testuar ujërat,” tha Musk për sondazhin që po kryhet pasi që Tesla postoi më herët marzhin më të ulët të fitimit në pesë vjet, për uljen e çmimeve dhe rritjen e shpenzimeve për projektet e AI.

Gjatë konferencës të Tesla-s, Musk tha se xAI do të ishte “i dobishëm në avancimin e vetë-drejtimit të plotë dhe në ndërtimin e qendrës së re të të dhënave Tesla”, duke shtuar se ka mundësi për të integruar chatbot-in e xAI, Grok, me softuerin e Tesla.

Pothuajse 3 orë pas publikimit të sondazhit, rreth 386,000 njerëz kishin marrë pjesë me 70% që votuan në favor të investimit. Tesla nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese të Reuters për koment, ndërsa xAI nuk mund të kontaktohej për të marrë një koment.

Musk, personi më i pasur në botë, lançoi xAI vitin e kaluar, duke shpresuar të ndërtojë një alternativë ndaj ChatGPT. Ky biznes i ri mblodhi 6 miliardë dollarë në financimin e serisë B në maj, duke parashikuar një vlerësim për rritjen e vlerës së parave në 24 miliardë dollarë. Mbështetësit e biznesit të ri janë Andreessen Horoëitz dhe Sequoia Capital.

Musk ka thënë më parë se ai planifikon që një e katërta e xAI, të zotërohet nga investitorët në X, i njohur më parë si Tëitter, të cilin e bleu për 44 miliardë dollarë, megjithëse vlera e firmës së mediave sociale ka rënë që atëherë.

Në qershor, CNBC raportoi se ai kishte porositur Nvidia (NVDA.O), për të dërguar mijëra çipa të inteligjencës artificiale të destinuara për Tesla në xAI dhe X. Musk tha se qendra e të dhënave e Tesla ishte plot dhe nuk kishte vend për të vendosur çipat.

Musk është një anketues i shpeshtë në X. Në vitin 2021, ai pyeti përdoruesit e Tëitter nëse duhet të shesë 10% të aksioneve të tij në Tesla dhe filloi shitjen e aksioneve vetëm disa ditë pas sondazhit./Reuters

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy