Ndodh edhe kjo: Banorëve të Santorinit u kërkohet të mbyllen në shtëpi, për të liruar hapësirë për turistët

by Merita

Banorëve të destinacionit të njohur turistik grek, Santorini, u është kërkuar që të kufizojnë lëvizjet e tyre në qytet, pasi një turmë e madhe turistësh pritet të arrijë në ishull.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, që i ngjan atyre të emergjencën nga numri 112, anëtari i këshillit bashkiak të Thirës ngriti alarmin te qytetarët, duke i këshilluar që të qëndrojnë sa të mundin në shtëpi, për të liruar hapësirën për turistët.

banner

Postimi në “Facebook”, ku Panos Kavallaris, njofton mbërritjen e 17 mijë turistëve përnjëherësh ka shkaktuar reagime të ashpra nga banorët e Santorinit dhe politika në Greqi.

“Një ditë tjetër e vështirë për qytetin dhe ishullin tonë me ardhjen e 17 mijë vizitorëve nga anijet turistike. Kërkojmë vëmendjen tuaj dhe sa të mundemi të reduktojmë lëvizjet!”, thuhet në mesazhin e tij drejtuar banorëve të Santorinit, firmosur nga “Bashkësia Lokale Thira”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy