Vuçeviq tha se Serbia s’e ka pranuar planin franko-gjerman, Bislimi – Lajçakut e Borrellit: Çka duhet tjetër për t’ju bindur?

by Nexhat

Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq ka thënë sot në kuvendin serb se Serbia nuk e ka pranuar planin franko-gjerman.

Vuçeviq tha se Serbia s’e ka nënshkruar planin franko-gjerman dhe se Serbia e ka thënë qartë se njohja “e të ashtuquajturës pavarësi e Kosovës është e papranueshme”.

“Edhe një herë, do ta them mjaftë qartë, kjo po regjistrohet me zë por edhe po transkriptohet: Republika e Serbisë nuk e ka pranuar marrëveshjen franko-gjermane. Edhe një herë, ne nuk e kemi pranuar planin franko-gjerman”.

“Ne s’e kemi nënshkruar këtë edhe kemi vendosur deklaratë të qartë dhe e kemi thënë qartë: çdo implikim, implicit ose eksplicit i njohjes së të ashtuquajturës pavarësi e Kosovës është e papranueshme. Është vijë e kuqe për Serbinë”, tha Vuçeviq,

Për këtë, ka reaguar zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, i cili tha se pyeti të dërguarin special për dialogun, Miroslav Lajçak dhe përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell se “çfarë duhet tjetër për t’iu bindur se për Serbinë s’ka Marrëveshje Bazike”.

“Çfarë duhet tjetër për t’iu bindur se për Serbinë s’ka Marrëveshje Bazike? Se pjesëmarrja e tyre në dialog është false vetëm për t’iu shmangur sanksioneve eventuale? Sa drafte të tjera të planit të zbatimit na duhen përpara se ta zbulojmë të vërtetën për të gjitha Shtetet Anëtare”, shkroi Bislimi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy