20 vjet burgim ndaj të akuzuarit për vrasjen në Hajvali

by Nexhat

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Shkumbin Kryeziut, duke e dënuar me dënim unik prej 20 vjet burgim për vrasjen e V.Xh., në dhjetor të 2021-ës në Hajvali.

Aktgjykimi ndaj Kryeziut u shpall të enjten nga kryetari i trupit gjykues, Kushtrim Shyti, raporton “Betimi për Drejtësi“.

banner

I pandehuri Kryeziu ngarkohej e së bashku me të miturin A.K., pas mosmarrëveshjeve të mëhershme me tani të ndjerin V.Xh, me dashje që ta privojë nga jeta, në oborrin e shkollës në Hajvali e kishin therur me thika në trup e që si pasojë e plagëve të marra Xh., kishte ndërruar jetë në QKUK.

Gjykatësi Shyti tha se i akuzuari Kryeziu për “Vrasje” dënohet me 19 vjet e 6 muaj burgim, kurse për armëmbajtje pa leje me 1 vit burgim. Ndaj tij, Gjykata shpalli dënim unik me 20 vjet burgim

Ndryshe, në fjalën përfundimtare, prokurori Arben Hoti ka bërë rikualifikimin e cilësimit juridik të kësaj çështje penale nga “Vrasje e rëndë” në bashkëkryerje në veprën penale “Vrasje” në bashkëkryerje nga neni 172 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal.

Sipas aktgjykimit, dënimi i shqiptuar me burgim do të ekzekutohet në afat prej 15 ditësh nga plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

Në dënimin me burgim, të akuzuarit do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim. Po ashtu, atij i vazhdohet masa e paraburgimit derisa ky aktgjykim të marrë formën e prerë por jo më gjatë se koha e dënimit të shqiptuar me këtë aktgjykim. Urdhërohet konfiskimi i thikës me gjatësi 6 cm.

Po ashtu, i akuzuari u obligua që të paguajë edhe shpenzimet e procedurës dhe atë në emër të paushallit gjyqësor shumën prej 200 euro dhe shumën prej 50 euro për fondin e kompensimit të viktimave të krimit.

Për realizimin e kërkesës pasurore-juridike, pala e dëmtuar u udhëzua në kontest juridiko-civil.

Ndryshe, ricilësimin juridik, Prokuroria e ka bërë duke u bazuar në aktgjykimin e Gjykatës Supreme sipas të cilit gjykata duke vepruar sipas kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë të të miturit A.K (i cili është dënuar si bashkëkryerës në procedurën për të mitur) kishte aprovuar kërkesën dhe kishte ndryshuar aktgjykimin e Gjykatës së Apelit dhe atë Gjykatës Themelore, me të cilët i mituri fillimisht ishte gjykuar për vepër penale të “Vrasjes së rëndë” në bashkekryerje, mirëpo Supremja kishte bërë ricilësimin e kësaj vepre penale në “Vrasje” nga neni 172 lidhur me nenin 31 të KPRK-së

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy