Alvarez dëshiron largimin, çështje e re në Manchester, gati “divorci”?

by Nexhat

Sezoni 2024/25 po vjen me shumë zhurmë për Manchester Cityn. Pas thashethemeve për largimin e Ederson dhe De Bruyne, tashmë në skenë ka dalë një emër i ri që mund të largohet nga klubi

Bëhet fjalë për sulmuesin argjentinas, Julián Álvarez, i cili është i interesuar të largohet nga klubi për të kërkuar një  skuadër që do t’i ofronte atij një numër më të madh minutash

Me Haaland që e ka eklipsuar atë në pozicionin e sulmit, Guardiola e ka testuar Alvarez në pozicione të tjera si në krahë dhe madje edhe pas shpinës së norvegjezit.

24-vjeçari Alvarez ka bërë mirë në sezonin e kaluar. Ai u impenjua në 36 ndeshje, natyrisht në shumicën prej tyre nuk e nisi titullar me kampionët e Anglisë, duke realizuar 11 gola dhe duke dhuruar 9 asiste.

Lojtari preferon që të ndërrojë mjedis, por të qëndrojë në Premier League. Alternativat janë të shumta, pasi ka mjaft skuadra që do donin që të kishin në gjirin e tyre një lojtar të një kalibri të tillë, për më tepër, një futbollist që premton shumë për të ardhmen. Ai numëron 9 gola me kombëtaren e Argjentinës, në 36 ndeshje

Muaji gusht do të jetë vendimtar për të ardhmen e tij, me Alvarez që ka shprehur vullnetin e tij tashmë. Te Manchester City shumica e çështjeve janë zgjidhur, në pritje të sezonit të ri futbollistik.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy