Begaj dekreton ambasadorin e ri të Shqipërisë në Brazil

by engel

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar lirimin nga detyra të ambasadorit shqiptar në Brazil, Rezar Bregu. Në këtë post është emëruar Genti Bendo.

“Presidenti i Republikës, Sh.T. Z. Bajram Begaj dekretoi sot lirimin e zotit Rezar Bregu nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën Federative të Brazilit, rezident, si dhe nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Argjentinës, në Republikën e Bolivisë, në Republikën e Ekuadorit, në Republikën e Kilit, në Republikën e Kolumbisë, në Republikën e Perusë dhe në Republikën e Uruguait, jo rezident.

banner

Po sot, Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj dekretoi emërimin e zotit Genti Bendo në detyrën e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën Federative të Brazilit, rezident, si dhe Ambasadorittë Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Shtetin Shumëkombësh të Bolivisë, në Republikën e Ekuadorit, në Republikën e Kolumbisë dhe në Republikën e Perusë, jo rezident”, njofton Presidenca.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy