Hamza në përvjetorin e vrasjes së Enver Zymerit: Hero i integritetit territorial dhe sovranitetit të Kosovës së pavarur

by Nexhat

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka përkujtuar policin Enver Zymberin që është vrarë në vitin 2011 në veri të vendit.

“Në këtë datë të historisë së re të Kosovës, në korrikun e vitin 2011, ra heroikisht Enver Zymeri gjatë aksionit të vendosjes së pikave kufitare dhe doganore në veriun e Republikës së Kosovës.”

banner

Hamza, që është edhe kandidat i PDK’së për kryeministër, ka thënë se Kosova është përjetësisht mirënjohëse për kontributin e Zymerit.

Ai ka shtu ar se Zymeri është hero i integritetit territorial dhe sovranitetit të Kosovës së pavarur.

“Kosova është përjetësisht mirënjohëse për kontributin e Enver Zymerit dhe kolegëve të tij që gjithmonë treguan gatishmëri për shërbim ndaj qytetarëve dhe mbrojtje të rendit e ligjit. Enver Zymeri është hero i integritetit territorial dhe sovranitetit të Kosovës së pavarur.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy