KQZ: Në zgjedhjet e ardhshme qytetarët mund t’i votojnë deri në 10 kandidatë për deputet

by Merita

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në zgjedhjet e ardhshme, qytetarët do të kenë mundësi t’i votojnë deri në 10 kandidatë për deputet.

Kjo u bë e ditur përmes një videoje të publikuar në rrjetin social në Facebook.

banner

Zëdhënësi Valmir Elezi, njoftoi edhe për mënyrën e votimit.

“Së pari, në anën e majtë të fletëvotimit, votuesi duhet të zgjedhë vetëm një subjekt politik dhe së dyti, në anën e djathtë të fletëvotimit, votuesi mund të zgjedhë deri në 10 kanadidatë për deputetë të atij subjekti politik. Pra, voto vetëm një subjekt politik dhe deri në 10 kandidatë për deputetë”, tha Elezi.

Ky ndryshim parashihet edhe në Ligjin e ri për zgjedhjet.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy