Kusari flet për rastin e gazetares së vrarë në Maltë dhe sulmet nga VV-ja: Fushata është e frikshme dhe e rrezikshme

by Nexhat

Juristja e medias, Flutura Kusari ka thënë se fushata e orkestruar nga Lëvizja Vetëvendosje ndaj gazetarëve në vend është e frikshme dhe e rrezikshme.

Në një shkrim në rrjetin social Facebook, ajo ka përmendur rastin e gazetares malteze Daphne Caurana Galizia, para se të vritej me bombë

Për të njëjtën, Kusari ka thënë se ishte dehumanizuar aq shumë, saqë një vajzë i kishte thënë: “ajo e ka merituar vrasjen”.

“Gazetarja malteze Daphne Caruana Galizia, përpara se të vritej me bombë, ishte dehumanizuar deri në atë masë sa që një vajzë rreth moshës 15-16 vjecare më pat thënë në Valletta derisa protestoja për drejtësi për Daphnen: ajo e ka meritu [vrasjen]

Ajo çfarë është duke ndodhë në vendin tonë këto tri ditë është fushatë e orkestruar e Lëvizjes Vetëvendosje për të dehumanizuar gazetarët në Kosovë. E frikshme dhe e rrezikshme.” – ka shkruar Kusari.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy