Lutfi Haziri: Njohja nga BE e pasaportave të paligjshme të lëshuara nga sërbia, pasojë e vendimeve të njëanshme të Albin Kurtit

by engel

Nënkryetari i LDK-së, Lufti Haziri, ka vlerësuar se vendimi i BE-së për njohjen e pasaportave të paligjshme serbe është rezultat i kërcënimeve të vazhdueshme ndaj pakicave dhe vendimeve të njëanshme të kryeministrit Albin Kurti.

“Kur bëhet fjalë për heqjen e vizave për serbët e Kosovës me pasaporta të paligjshme, kjo ka ndodhur pas tetë rasteve të vendimeve të njëanshme dhe kërcënimeve ndaj minoriteteve duke i rrezikuar edhe pensionet dhe asistencat e tyre sociale. “Tani kjo po i kthehet Kosovës në këtë mënyrë ”, ka thënë Haziri për Gazaten Exspres.

Ai shtoi se dështimi më i madh i politikës së Kosovës është se ajo barazohet çdo ditë me gjitha të kqijat që i ka bërë Sërbija.

Pasoja për Kosovën, përfundon ai, është raporti i kushtëzuar, masat ndëshkuese dhe fakti që dy aplikacione të Kosovës janë ende të mbyllura.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla Schwartz, në konferencën për media tha se vendimi i BE-së për lejimin e pasaportave të lëshuara nga Drejtoria e Koordinimit është një rrugë e gabuar që tregon se ka aktorë në Bashkimin Evropian që nuk duan integrimin e pakicave, por ndarjen e tyre.

“Sa i përket pasaportave që nuk lëshohen nga institucionet e Kosovës, ne i kemi paralajmëruar partnerët tanë evropianë. Është një vendim që të çon në rrugën e gabuar dhe të bën të kuptosh se disa aktorë në BE nuk janë të interesuar për një integrim më të mirë të minoriteteve, por po punojnë për t’i ndarë ato. Mendojmë se është gabim”, ka thënë Gërvalla.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy