Policia jep detaje për aksidentin ku vdiq infermierja nga Malisheva

by Merita

Një infermiere nga Malisheva ka vdekur dje si pasojë e një aksidenti në trafik. Sipas raportimeve ajo ka qenë shtatzënë. Policia ka njoftuar sot se ajo është goditur nga një veturë, e cila paraprakisht e kishte aksidentuar edhe një veturë tjetër, përcjell Gazeta Express.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

banner

“Fsh. Astrazub, Malishevë  24.07.2024, 07:20. I dyshuari mashkull kosovar, deri sa ishte duke e drejtuar automjetin e tij dyshohet nga pakujdesia e godet veturën e viktimës mashkull kosovar,  më pas godet viktimën femër kosovare këmbësore. Si pasojë e aksidentit, përveç dëmeve të konsiderueshme materiale, lëndime trupore pësojnë i dyshuari dhe dy viktimat,  të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në QKMF  Malishevë, ku i dyshuari dhe njëri nga viktimat janë liruar në shtëpi, ndërsa viktima femër për shkak të lëndimeve të rënda është dërguar në QKUK, Prishtinë ku dhe ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy