Raportohet për pritje të gjata të mërgimtarëve në pikat kufitare të Kosovës me Sërbinë

by engel

Në pikë kalimet kufitare me Serbinë është shtuar koha e pritjeve të kolonave të veturave të bashkatdhetarëve, të cilët po vijnë nga vendet e Evropës Perëndimore për pushime në Kosovë.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka publikuar të dhënat e fundit sa i përket fluksit të automjeteve në pikë kalimet kufitare. Sipas raportit të orës 14:47 në pikat e kalimit kufitar te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë raportohet për pritje të gjata.

banner

Në pikën kufitare te Dheu i Bardhë, koha e pritjes për të hyrë në Kosovë është rreth dy orë, ndërsa në dalje është 20 minuta, dhe kolona e veturave në hyrje është 500 metra, ndërsa në dalje 80 metra.

Në pikën kufitare në Muçibabë, koha e pritjes në hyrje është 45 minuta dhe në dalje 10 minuta, ndërsa kolona e veturave në hyrje është 200 metra.

Pritje po ashtu ka edhe në pikë kalimin e Merdares ku për të hyrë në Kosovë duhen 15-20 minuta.

Në pikat tjera kufitare nuk raportohet për pritje të gjata e as kolona të automjeteve.Në përgjithësi, udhëtarët që planifikojnë të kalojnë nëpër këto pika kufitare duhet të jenë të përgatitur për pritje më të gjata se zakonisht dhe të marrin masa për të minimizuar vonesat e mundshme.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy