Samsung po e sjell serinë e gjashtë të Galaxy Z Flip, telefon i palosshëm, me veçori të pazakontë të formës. Z Flip 6 është “bukuroshja” më e lezetshme që kemi parë deri tani. Krahasuar me Z Flip 5, Samsungu i ri tani ka ndryshuar shumë pak, me vetëm disa pjesë specifike të veçorive të cilat mundësojnë tregtimin e modelit të ri.
Çmimi fillestar është rritur për 100 dollarë, pra në 1099 dollarë. Pra, pas përdorimit të Z Flip 6 për pak më shumë se një javë, pyetja e madhe është nëse çmimi i ri është i justifikuar apo jo, veçanërisht kur Razr Plus i Motorola, konkurrenti më i afërt i Z Flip, nuk e ka rritur çmimin fare.
Z Flip 6 i ri gjithashtu ka një vlerësim IP48, duke u bërë kështu një nga telefonat e palosshëm të kompanisë që ka ofruar ndonjë formë të certifikuar të mbrojtjes nga pluhuri. Mentesha është forcuar gjithashtu, duke rezultuar në një rrudhë më të cekët përgjatë mesit të ekranit.