Vdekja e 32-vjeçares në Astrazub, viktima u godit nga vetura derisa po e priste autobusin

by Nexhat

Mërgime Elshani, 32-vjeçare nga Astrazubi i Malishevës, ka humbur jetën dje në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës pasi në mëngjes ishte aksidentuar nga një veturë.

Burimet e IndeksOnlinet kanë thënë se e Mërgimja në momentin kur është goditur nga vetura ka qenë në stacion, duke e pritur autobusin

banner

Për aksidentin fatal është deklaruar edhe policia.

“I dyshuari derisa ishte duke e drejtuar automjetin e tij, nga pakujdesia e godet veturën e viktimës, më pas godet viktimën- këmbësore. Si pasojë e aksidentit, përveç dëmeve të konsiderueshme materiale, lëndime trupore kanë pësuar i dyshuari dhe dy viktimat,  të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në QKMF- Malishevë, ku i dyshuari dhe njëri nga viktimat janë liruar në shtëpi, ndërsa viktima femër për shkak të lëndimeve të rënda është dërguar në QKUK, Prishtinë ku dhe ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilës e ka konstatuar mjeku kujdestar”, thuhet në raportin e policisë

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy