Anulohet tenderi 291 mijë euro në komunën e Ferizajit, dyshime për korrupsion apo shkaqe teknike!

by engel

Tre ditë pasi Prokuroria Themelore e Ferizajt konfirmoi se ka caktuar prokurorin për hetimin e tenderit prej 390 mijë eurosh për organizimin e një festivali për diasporën, Komuna e Ferizajt ka anuluar tenderin e njëjtë, për të cilin dy deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje ngritën kallëzim penal nën dyshimet për kurdisje.

Në njoftimin e së premtes më 26 korrik të zyrës së prokurimit të Komunës së Ferizajt thuhej se tenderi është anuluar në mungesë të ofertës së përgjegjshme, raporton TV Tema.

banner

“Deri sot nuk kemi pasur asnjë thirrje ose ftesë nga Prokuroria për të dhënë ndonjë deklaratë për kallëzimin penal që kemi bërë ndaj Komunës së Ferizajt dhe zyrës së prokurimit, mirëpo është lajm i mirë që Komuna e Ferizajt ka anuluar tenderin. Edhe pse është anuluar tenderi unë i bëj ftesë prokurorisë që këtë rast ta çojë deri në fund për shkak se është tentuar që të keqpërdoren ose vidhen diku 390 mijë euro”, ka thënë deputeti i VV-së, Enver Haliti.

AMC Corporation nga Prishtina ishte ofertuesi i vetëm për organizimin e festivalit “Në vendlindje festojmë” me vlerën prej 291 mijë eurove.

Tenderi trevjeçar i cili parashikonte aktivitete në stinët e dimrit dhe të verës ishte shpallur në faqen zyrtare e prokurimit më 4 korrik, mirëpo njoftimi zyrtar në faqen e Komunës u bë në javën e fundit më 19 korrik kur ofertat u hapën në orën 13 të së njëjtës ditë.

Kjo ngriti dyshime në mesin e partive opozitare që akuzuan kryetarin Agim Aliu se po kurdiste tenderin për një aktivitet tjetër që tashmë ishte nisur nga bizneset private në shesin prapa Postës së Ferizajt.

“E mira e kësaj është që ky tender është anuluar. Në bazë të arsyetimeve të Komunës që tashmë ndodhen në faqen e e-prokurimit thuhet që për shkaqe teknike. Ne që nga fillimi kemi pasur dyshime që është tender i dyshimtë dhe është mirë për qytetarët e Ferizajt që ky tender është anuluar”, ka thënë Verona Isaki, anëtare e Kuvendit Komunal nga LDK-ja.

Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK-ja kanë deklaruar se dyshimet për kurdisje të tenderit janë ngritur për shkak se përgatitjet në terren ishin bërë ende pa u shpallur fituesi.

Aktivitete argëtuese janë mbajtur në shesin ‘Ramadan Rexhepi” megjithëse Komuna vetëm gjatë kësaj jave ka sqaruar se tenderi nuk lidhje me këto aktivitete.

Qeveria e Aliut në reagimin e javën e kaluar i quajti të mjerë opozitarët, por nuk pati sqarime të qarta për gjendjen në terren.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy