Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, e ka kujtuar kohën kur RTK-ja kishte raportuar për tentim-atentat ndaj kryeministrit Kurti.
Ai aso kohe e kishte krahasuar RTK-në me RTS-in.
Kastrati ka thënë se qysh prej atëherë ka pasur informata për ndërhyrjet në RTK, andaj e ka quajtur Gërvallën vegël të pushtetit.
Postimi:
Miq,
Në Shkurt të këtij viti RTK raportoj për kinse “planin për atentat ndaj Kurtit”, pra për RRENËN për atentat që ua mohuan shërbimet e huaja.
Po kush don me ta vra këtë dobësirë pashë Zotin!
Në studio te Ermal Panduri unë pa hezitim e pata thënë që regjimi i VV-së me këtë skandal po e bën RTK-në si RTS.
E pata marrë vesh pas 3-4 dite që ky vegla i regjimit (Rilind Gërvalla ) më kishte reaguar. Unë natyrisht që nuk kam harxhu minuta të vlefshme nga kalendari i jetës time me u merr me çiftin e tij.
Mirëpo, u pata çudit që disa që sot po e quajnë RTK-në si ” RTS” më patën thënë që e teprova.
Jo me axhin, nuk flas unë kot pa informata!