39
Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj ka vizituar sot në Hagë, ish presidentin Hashim Thaçi dhe kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli.
Ish-ministri i jashtëm Enver Hoxhaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se ish-presidenti Thaçi dhe kryetari Veseli, janë të fortë dhe me shëndet të mirë.
“Sot, në Hagë vizitova Presidentin Thaçi dhe Kryetarin Veseli. Ishin moralisht të fortë dhe me shëndet të mirë. Si çdoherë, me përkushtimin e tyre për liri, paqe e drejtësi, edhe sot fatin e tyre e shohin në shërbim të fatit të Kosovës!”, ka thënë Hoxhaj.