Kandidati për prokuror të shtetit ndalohet për dhunë në familje nga Prokuroria e Prizrenit

by Nexhat

Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për dhunë në familje.

Këtë e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi” prokurori Beqë Shala.

banner

“Po saktë qashtu është, po po është ndalu”, tha Shala.

Prokurori Shala lidhur me kërkesën për caktim të masës së paraburgimit, tha se do të kuptohet ditëve në vijim

“Krejt i merrni vesh ditëve në vazhdim”, shtoi prokurori Shala.

“Betimi për Drejtësi” me kërkesë të prokurorit Shala ka kontaktuar me zëdhënësen e kësaj Prokurorie, Fitore Mehmeti-Sejrani për të marrë konfirmimin nga ajo, por se e njëjta ka qenë e paqasshme.

Ndryshe, nga lista e fundit e kandidatëve për prokurorë, del se D.M., i cili është bashkëpunëtor profesional në Prokurorinë e Prishtinës, ka kaluar testin me shkrim dhe se i njëjti pritet t’i nënshtrohet fazës së testimit me gojë. /BetimipërDrejtësi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy