Kuvendi i Shqipërisë miraton me 106 vota pro Kodin e ri Zgjedhor, i hapet rruga votës së diasporës

by Nexhat

Parlamenti i Shqipërisë ka votuar pro me 106 vota pro, 2 kundër dhe asnjë abstenim ndryshimet në Kodin Zgjedhor, duke i hapur kështu rrugën votës së diasporës.

Kodi i ri Zgjedhor mori votat e nevojshme pasi Partia Socialite dhe ajo Demokratike arritën marrëveshjen për votën e diasporës dhe formulën e listës së kandidatëve për deputetë, që 1/3 e tyre të dalin automatikisht fitues ndërsa pjesa tjetër do të dalë nga vota parapëlqyese.

Kundër ishin disa deputetë të opozitëss ndër ta Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj, të cilët akuzuan Partinë Demokratike se bëri pazar me Edi Ramën

Me këtë marrëveshje sipas tyre po çertifikohen ndryshimet kushtetuese që PS bëri në 2020 ku ndaloi koalicionet parazgjedhore

Kurse për votën e diasporës të gjitha palët ishin dakord.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy