Lojërat Olimpike Paris 2024, Rama pritet nga Macron

by Merita

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Paris, ku mori pjesë në Samitin e Sportit për Zhvillim, që u mbajt në prag të nisjes së Lojërave Olimpike “Paris 2024”.

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga bashkëshortja Linda Rama, u pritën sot në një ceremoni zyrtare nga presidenti i Francës, Emanuel Macron dhe bashkëshortja Brigitte Macron.

banner

Kreu i qeverisë ka ndarë në rrjetet sociale momente nga pritja që i është rezervuar në kryeqytetin e Francës. “Paris, pritja e presidentit të Francës, Emanuel Macron, për liderët e shteteve pjesëmarrëse në Lojërat Olimpike”, shkruan Rama.

Edicioni i 33-të i Lojërave Olimpike do të nisë sot, 26 korrik. Në “Paris 2024” Shqipëria merr pjesë për herë të dhjetë në olimpiadë. Ekipi kuqezi përbëhet nga tetë sportistë, katër nga të cilët e kanë siguruar kualifikimin me normë në bazë të perfomancës sportive dhe katër të tjerë janë me ftesë.

Atletja Luiza Gega si dhe tre mundësit Zelimkhan Abakarov, Islam Dudaev e Chermen Valiev janë sportistët e Shqipërisë që shkojnë “Paris 2024” si të kualifikuar me normë.

Ekipi shqiptar ka përfituar edhe katër ftesa për “Paris 2024”. Kështu me ftesë në Lojërat Olimpike “Paris 2024” do të konkurrojë Franko Burraj në atletikë, Greisi Koxhaku dhe Kaltra Meça në not, si dhe Manjola Konini në qitje sportive.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy