Rezultoi pozitiv në një test dopingu, flet Pogba: Jam ende lojtar i Juves, futbolli është jeta ime

by Merita

Shpresa e Pogba-s është të fitojë apelin e paraqitur në CAS, në Lozanë.

“Të gjitha rrugët të çojnë në datën e apelit: deri atëherë, qëllimi im do të jetë të qëndroj në formë dhe të pres. Është e vështirë, sinqerisht. Futbolli ka qenë pjesë e jetës sime për një kohë shumë të gjatë.

banner

Megjithatë, unë kam familjen time, besimin im, miqtë e mi dhe fansat e mi që më mbështetën, gjë që i bën gjërat më të lehta,”- është shprehur Pogba.

Pogba u pezullua si masë paraprake në shtator 2023, pasi rezultoi pozitiv në një test dopingu në fund të ndeshjes Udinese-Juventus.

Që atëherë, francezi nuk ka qenë kurrë në gjendje të luajë apo të stërvitet me shokët e tij. Më 29 shkurt 2024 mbërriti vendimi i skualifikimit 4-vjeçar i dhënë nga Gjykata Kombëtare Antidoping.

Por kur do të diskutohet apeli i Pogbasë në CAS, në Lozanë? Vendimi nuk pritet së shpejti, madje mund të jepet në fund të vitit.
Siç u përmend më lart, Pogba është ende lojtar i Juventusit, skuadër me të cilën është i lidhur deri më 30 qershor 2026. Klubi i Juventusit, pas skualifikimit, uli pagën e Pogbasë dhe aktualisht ai merr minimumin federal të përcaktuar për raste të ngjashme.

Muajt e fundit ka pasur spekulime se palët mund t’i japin fund kontratës, por kjo nuk ka ndodhur.

“Nga lajmet e fundit, jam ende lojtar i Juventusit, kam kontratë, por nuk kam pasur mundësi të flas me drejtorin dhe trajnerin… ka heshtje. Mendoj se presin rezultatin e apelit, por duhet t’i pyesni ata”, shpjegoi francezi për “Sky”.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy