Rrëmbimi i të miturit nga Presheva për borxh, kërkohet paraburgim ndaj dy personave që ndihmuan

by Nexhat

Prokuroria Themelore në Gjilan ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve L.C., dhe E.R. për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale ‘’Ndihma në kryerjen e veprës penale të rrëmbimit’’.

“Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit L.C. dhe E.R., më 20 Korrik 2024, në komunën e Gjilanit, me qëllim të përfitimit material, kanë ndihmuar të pandehurin e tretë, i cili gjendet në arrati, në kryerjen e veprës penale të rrëmbimit, në atë mënyrë që me veturë e kanë transportuar të njëjtin së bashku me të dëmtuarin e mitur nga komuna e Preshevës, nëpër lokacione të ndryshme, edhe pse kanë qenë në dijeni se i mituri ishte rrëmbyer nga i pandehuri i tretë, të cilin e kanë mbajtur të mbyllur në veturë, me qëllim që mos ta dorëzojnë gjersa vëllai i tij të kryente obligimin për transportim të substancës narkotike, për në Beograd”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

banner

Të pandehurit L.C., dhe E.R. me urdhër të prokurorit gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh.

Fillimisht, për këtë rast Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua shqiptare nga Presheva ka raportuar në stacionin e tyre në Gjilan se është rrëmbyer vëllai i saj i mitur nga një shtetas kosovar.

“Ankuesja femër shqiptare, shtetase e Serbisë, ka raportuar në stacionin policor Gjilan se pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi,  është rrëmbyer vëllai i saj i mitur, viktima mashkull shqiptar shtetas i Serbisë; nga i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë bastisjes tek prona e të dyshuarit është gjet dhje konfiskuar 2.41 gram marihuanë. Rasti është duke u hetuar”, kishte thënë policia në njoftim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy