Zyrtare: Keidi Bare kalon te Real Zaragoza

by Nexhat

Mesfushori shqiptar Keidi Bare është zyrtarisht lojtari i Real Zaragozas që është bashkuar me skuadrën e La Liga 2, pas një eksperience të gjatë te Espanyol ku qëndroi për katër vite.

Zaragoza, përforcohet kështu në mesin e fushës, me një lojtar që prej kohësh e kishte në listën e dëshirave. Keidi Bare ka luajtur në sezonin e fundit 39 ndeshje në kampionat, duke qenë kështu një shtyllë e rëndësishme për skuadrën

banner

“Real Zaragoza siguron shërbimet e një mesfushori me shumë përvojë, i cili do të kontribuojë me dozën e tij të talentit dhe punës për të ndihmuar objektivat e Zaragozës”, shkruan klubi

https://twitter.com/i/status/1816907984385245244

Lojtari ka nënshkruar për tre sezone me klubin e Real Zaragoza.

Debutimi i tij zyrtar mund të vijë me 16 gusht, në ndeshjen si mysafir ndaj Cadiz

https://twitter.com/i/status/1816907984385245244

Bare ishte një nga më të përfolurit para Euro 2024, pasi trajneri Sylvinho nuk e ftoi, çka shkaktoi zhurmë të madhe, ndërsa ka 29 ndeshje me fanellën kuqezi, ku ka shënuar dy gola.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy