80
Një nënë në Fushë Kosovë ka lajmeruar policinë se pasi është zgjuar nga gjumi ka vënë re se vajza e saj 7 muajshe nuk kishte shenja jete.
Lidhur me rastin, Policia ka nisur hetime, derisa trupi është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“HETIM MBI VDEKJEN – Fushë Kosovë 26.07.2024 – 08:00. Një femër kosovare ka njoftuar se pasi është zgjuar nga gjumi ka vërejtur se vajza e saj 7 muajsh ishte pa shenja jete”.
“Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti në hetime”, thuhet në raportin e policisë.