Libani ka dënuar sulmet ndaj civilëve që lanë të paktën dhjetë të vdekur në Lartësitë Golan të Izraelit

by Merita

Qeveria libaneze dënoi “të gjitha aktet e dhunës dhe agresionit kundër civilëve”, pasi autoritetet izraelite raportuan 10 vdekje në Lartësitë Golan për shkak të raketave që IDF ia atribuoi Hezbollahut, ndërsa grupi libanez mohon të ketë ndonjë përgjegjësi.

“Vendosja e civilëve në shënjestër është një shkelje flagrante e ligjit ndërkombëtar dhe bie ndesh me parimet e njerëzimit”, thuhet në një deklaratë të qeverisë që bën thirrje për “ndërprerje të menjëhershme të armiqësive” pas muajsh shkëmbimesh zjarri ndërkufitar midis Hezbollahut dhe forcave izraelite, shkruan agjensia italiane e lajmeve Ansa, përcjell Informim.net.

banner
banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy