67
Një vatër zjarri është aktivizuar këtë pasdite në malin e Shëngjinit mbi port. Mësohet se flakët kanë përfshirë masivin pyjor dhe se janë duke u përhapur për shkak të erës së fortë. Nuk dihen ende shkaqet e këtij zjarri, por për shuarjen e tyre janë angazhuar shërbimi zjarrfikës dhe punonjës të shërbimit pyjor.
Mbi port ndodhen edhe disa banesa të cilat janë të rrezikuara nga flakët. Për këtë arsye është kërkuar ndërhyrje e koordinuar ndërmjet të gjitha institucioneve, për të vënë nën kontroll flakët.