Paris 2024/ Donjeta Sadiku e nis me fitore aventurën në Lojërat Olimpike

by Merita

Donjeta Sadiku i ka nisur në mënyrën më të mirë garat në boks në Lojërave Olimpike në Paris 2024.

Pengesa e parë e Sadikut në ‘Paris 2024’ ishte boksierja nga Tajlanda, Thananya Somunek meçi që takoi kategorisë deri në 60 kilogramë.

banner

Pas tre raundeve me anë të pikëve, Donjeta arriti fitoren dhe kaloi tutje, pas një raundi të tretë të jashtëzakonshëm.

Kjo nuk është hera e parë për Sadikun që paraqitet në Lojërat Olimpike, pasi që ajo kishte qenë pjesëmarrëse edhe në ‘Tokio 2020’ me ftesë të universalitetit.

Sukseset për Sadikun nuk janë diçka e re, pasi ajo ka fituar paraprakisht dy medalje të bronzta në evropian dhe botëror, ndërsa synimi i saj është që edhe në këtë edicion të Lojërave Olimpike ta fitojë një tjetër medalje.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy