Bayerni nis ofensivë të re për t’i siguruar shërbimet e mbrojtësit gjerman

by Nexhat

Bayern Munich po kërkon të përforcohet në repartin defensivë, por më parë duhet të shes lojtarë nga ky repart.

Dy qendërmbrojtësit aktual të Bayernit, Matthijs de Ligt dhe Kim Min-Jae janë në listën e largimeve dhe mund të largohen gjatë verës

banner

Objektivi kryesor i bavarezëve për ta përforcuar mbrojtjen është qendërmbrojtësi gjerman Jonathan Tah

Prej kohësh Bayerni po tenton transferimin e gjermanit dhe tani ka nisur një ofensivë të re.

E përditshmja gjermane Sport Bild ka raportuar se Bayerni ka nisur një ofensivë të re duke i ofruar Leverkusenit 20 milionë fiks plus 5 milionë të tjera në formë bonusesh.

Nga ana tjetër Leverkuseni po insiston për të fituar 30 milionë euro nga shitja e qendërmbrojtësit.

Gjithnjë sipas gazetës gjermane në fund pritet të arrihet një marrëveshje mes klubeve, pasi vet Tah ka shprehur gatishmërinë për tu transferuar në Allianz Arena.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy