43
Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, ashtu siç pritej, e ka nisur me këmbë të mbarë aventurën në Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’.
Krasniqi arriti të marr një fitore me ippon ndaj xhudistes nga Indonezia, Maryam March Maharani e vlefshme për 52 kilogramë
Kampionia olimpike në raundin e ardhshëm do të përballet me fituesen e duelit tjetër, Gefen Primo dhe Binta Ndiaye.
Krasniqi ka caktuar objektivin që të fitojë një tjetër medalje për Kosovën, pas suksesit që arriti në ‘Tokio 2020’ duke fituar medaljen e artë.