“Dua një fitore të madhe vitin e ardhshëm”/ Rama shpalos objektivat për mandatin e 4: Do kemi 20 mln turistë, përfundon Korridori blu dhe 8, aeroporti i Vlorës e Porti i Durrësit…

by Nexhat

Kryeministri Edi Rama deklaroi se nga punimet e Kongresit të PS se vitin e ardhshëm pret një fitore të madhe politike në zgjedhjet parlamentare dhe jo thjesht numerike. Opozitën, Rama tha se nuk e sheh askund, duke e anashkaluar si rivale për t’i marrë pushtetin. Kreu i qeverisë shpalosi objektivat nga 2

Një tjetër objektiv, tha Rama, është mbajtja e punimeve të samitit të NATO-s në Shqipëri në vitin 20270 mln turistë, korridoret rrugore, pista e Formula 1 në Elbasan, aeroporti i Vlorës dhe porti i ri tregtar i Durrësit

banner

“Nuk dua një fitore aritmetike. Ata që kemi përballë, në realitet ku janë? Thelbi është një fitore politikisht e madhe në raport me veten. Dua që PS kur të dalë në sheshin e betejës elektorale vitine ardhshëm të jetë pasqyra ku shqiptarët të shikojnë veten, shpresën, ambicien, fuqinë e madhe që ne duhet të mobilizojmë për ta ngjkitur Shqipërinë në atë majkën e bukur të 2030.

Në mandatin e 4 do përfundojmë ato që kemi nisur, korridorin blu nga muriqani e deri në Kakavijë. Korridorin 8 që po merr formë në zonën Elbasan-Pogradec, e me radhë kantieret e nisura e ato që presin, do të duhet të rrimë deri nesër. Do ta bëjmë brenda mandatit të 4 edhe pistën e garave të Formula 1 në Elbasan. Do ta fusim Shqipërinë në klubin prestigjioz të shteteve ku zhvillohet Formula 1 me 1 miliard shikues të dielën. Do të hapim mandatin e 4 edhe aeroportin ndërkombëtar të Vlorës. Do ua sjellim vlonjatëve turistët edhe me avion që tua vendosin çmimin e taksisë nga aeroporti në Vlorë më shumë se çmimin e biletës nga Londra-Vlorë. Vlonjtët, s’ke ça iu bën, ne shkojmë përpara ata shkojnë edhe më përpara, e kur ngelin thonë: “ore ku vatët?”. Do hapim portin e ri tregtar dhe ushtarak të Durrësit ndërtimi i të cilit nis këtë mandat, gara shpallet këto ditë, kantieri do të hapet këtë mandat, do ta çojmë në 20 mln numrin e turistëve të huaj. Do ta bëjmë Shqipërinë ekspoertuese neto të energjisë, duke i dhënë sigurinë e plotë energjetike si një vend që s’ka nevojë të shtrijë dorën për të blerë energji

Qershia mbi tortë në mandatin e 4 duam që të kemi në Tiranë Samitin e NATO-s. Kemi vënë kandidaturën për vitin 2027, nuk do iu ndahemi, do iu qepemi që t’i bindim se s’ka më mirë se Shqipëria. Nuk do t’i çojmë në Vlorë, s’po i bëj antireklamë Vlorës se gatuajnë shumë mirë por më kanë mërzitur shumë me ato çmime”, tha kryeministri

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy