Edi Rama bën ndryshime në qeveri: Kush ikën dhe kush vjen

by Nexhat

Nga Kongresi Zgjedhor i PS, Kryeminsitri i Shqipërisë Edi Rama ka propozuar ndryshime në qeveri.

Taulant Balla ikën si ministër i Brendshëm, për të marrë postin e ministrit të Shtetit për Marrdhëniet me Parlamentin, vend i lënë vakant pas largimit të Elisa Spiropalit, e cila do të zërë vendin e Lindita Nikollës si kryetare e Parlamentit.

banner

Ndërkohë që në krye të ministrisë së Brendëshme do të emërohet Ervin Hoxha. Petrit Malaj do të emërohet ministër i Financave në vend Ervin Metes.

Pirro Vëngu do të emërohet ministër i Mbrojtjes në vend të Niko Peleshit, i cili do të kryejë detyrën e kreut të grupit parlamentar të PS në vend të Bledi Cuçit. Kurse Bledi Çuçi do të marrë postin e nënkryetarit të Kuvendit

Rama informoi se pas këtij takimi do t’i dërgojë Presidentit të Republikës propozimet për disa ndryshime në qeveri.

Propozimet janë si më poshtë:

Ministër Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin Taulant Balla

Ministër i Brendshëm Ervin Hoxha

Ministër i Financave Petrit Malaj

Ministër i Mbrojtjes Pirro Vëngu

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy