Gjermania kërkon të tërheqë punëtorë nga jashtë, vendos masa lehtësuese me tatimet

by Merita

Për të tërhequr punëtorë nga jashtë, qeveria gjermane planifikon të vendosë stimuj tatimorë për ta. Ka dhe masa të tjera lehtësuese.

Si pjesë e “iniciativës së saj të rritjes”, qeveria gjermane planifikon të prezantojë një dispozitë sipas së cilës profesionistët e sapoardhur në Gjermani mund të kenë 30, 20 dhe 10 për qind të pagës së tyre bruto pa taksa për tre vitet e para. Për këtë përfitim do të përcaktohet një kufi i poshtëm dhe i sipërm për pagën bruto. Pas pesë vitesh, është planifikuar të vlerësohet efektiviteti i kësaj mase. Në Gjermani, si rregull, aplikohet një taksë progresive mbi të ardhurat në masën prej 14 për qind deri në maksimum 45 për qind, varësisht nga të ardhurat.

banner

Ndërsa përkrahësit e kësaj mase për punëtorët e huajduan ta bëjnë tregun gjerman të punës sa më tërheqës financiarisht për punëtorët e huaj të kualifikuar, ata kundërshtohen ashpër nga përfaqësuesit e sindikatave. Sindikatat i frikësohen një “sistemi të taksimit të dyfishtë”.

Ministri Federal i Ekonomisë, Robert Habeck, nga ana tjetër, thekson se ekspertët preferojnë të shkojnë në vende të tjera, për shembull në Skandinavi, për shkak të kushteve më të mira tatimore dhe beson se “ia vlen të provohet kjo masë dhe të sjellë njerëz në Gjermani në këtë mënyrë.”

Ministri Federal i Financave Christian Lindner u referohet rregullave të ngjashme që ekzistojnë në shumë vende të tjera evropiane.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy