Hetohet për thirrje të dhunshme, Genc Gjokutaj sqaron postimin: Protesta ime s’ka lidhje me dhunën, por me forcën e opozitës

by Nexhat

Avokati Genc Gjokutaj ka reaguar pas nisjes së hetimit ndaj tij për veprën penale “thirrje publike për veprime të dhunshme” për shkak të një statusi në rrjetet sociale. Gjokutaj referuar postimit ku bën thirrje për vrasje të patronazhistëve, rrahje të policëve si edhe djegie të sporteleve, thotë se nuk se është një formë proteste dhe jo nxitje e dhunës.

 “Mbrëmë kam bërë një status, në të cilin bëhet fjalë mbi konceptin tim për rrotacionin politik, i cili duhet të bazohet te protesta popullore! Thirrjet ne status si… thyeni çdo sportel që ju merr shpirtin nënkupton kundërshtimin ndaj administratës së korruptuar në abuzimin me fondet publike! Thirrja…. rrihni çdo polic që mbron hajdutet, nënkupton kundërshtimin dhe mosbindjen civile ndaj shtetit që merr ne mbrojtje hajdutët! Thirrja ….”vrisni” çdo patronazhist që ju vjedh të ardhmen dhe familjen nënkupton zhdukjen e sistemit te patronazhimit, i cili vjedh votën e lirë!

Të nderuar Miq! Sot nëpërmjet Medias erdha në dijeni të procedimit penal ndaj meje në lidhje me këtë status! Konsideroj dhe bëj me dije se asnjëherë në jetën time nuk kam shkelur ndonjëherë ligjin! Protesta ime e shprehur në çdo lloj forme nuk ka lidhje me dhunën por me forcën e Opozitës në përballjen me Shtetin që po gërryhet çdo ditë nga korrupsioni! Ju garantoj se kam qene e mbetem një kundërshtar i kësaj Mazhorancë duke luftuar çdo dite për mbrojtjen e Ligjit dhe Lirisë së nëpërkëmbur nga Pushteti”, shkruan Gjokutaj.

Statusi i parë i ish-avokatiti të Berishës që nxiti nisjen e hetimeve erdhi pas miratimit të Kodit të Ri Zgjedhor.

“Të dashur Shqiptarë! Diktaturat nuk rrëzohen me kode zgjedhore! As me amendime ligjesh! Hajduti kapet në vjedhje dhe jo me përmirësim të ligjit apo ashpërsim dënimi! Vetëm revolta popullore dhe forca njerëzore shkulin hajdutët nga pushteti! Shqiptare që e doni Shqipërinë dhe jo që dini shqip! Dilni nga shtëpitë sot! Thyeni çdo sportel qe ju kërkon shpirtin! Rrihni çdo polic që mbron hajdutet! Vrisni çdo patronazhist që ju vjedh të ardhmen dhe familjen! Vetëm kështu shqiptarët mund të bëhen Zotërinj dhe Shqipëria Zonjë”, ishte postimi i Gjokutajt.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy