Sipas “Sky Spor”, Milani ka bërë ofertën e parë zyrtare për Youssouf Fofana, mesfushor në pronësi të Monacos dhe i kombëtares franceze.
Janë 17 milionë euro që kuqezinjtë kanë hedhur në tavolinë, falë vullnetit të lojtarit, që synon të mbërrijë në Itali për të veshur fanellën e “Djallit”. Në orët e fundit janë bashkuar edhe klube të tjera angleze, por nuk luajnë në Europë.
Megjithatë, Monaco kërkon 35 milionë, një kërkesë shumë e lartë për dikë që ka hyrë së fundmi në vitin e fundit të kontratës. Priten kontakte të tjera dhe me gjasë edhe propozime të reja zyrtare, pasi hendeku aktualisht është gjithsesi i madh.
Fofana e filloi karrierën e tij në ekipin e të rinjve Drancy, përpara se të kalonte te Strasburgu. Me Strasburgun, ai luajti si në ekipin rezervë ashtu edhe në ekipin e parë, duke fituar përvojë në Ligue 1.
Në janar 2020, ai u ble nga Monaco, ku vazhdoi të zhvillohej dhe të shfaqej si një nga mesfushorët më premtues në Ligue 1.
Në sezonin 2023/24, Youssouf Fofana luajti 35 ndeshje për Monacon, duke shënuar 4 gola dhe duke dhënë një kontribut të rëndësishëm si në fazën mbrojtëse ashtu edhe në atë sulmuese: siç dihet, lojtari tani është në pushime, pasi mori pjesë në Kampionatin Evropian me Deschamps