Policia ka njoftuar se janë kryer punime në një objekt të ndërtuar pa leje, të cilit i ishin vendosur shiritat nga inspektorët komunalë.
Ky objekt ishte mbrapa stacionit të autobusëve.
“DËMTIM APO HEQJE E VULAVE ZYRTARE- Rr. Lola Ribar, Mitrovicë Veri / 27.07.2024 – 09:41. Raportohet se derisa njësiti policor ishte në asistim të inspektorëve komunal të komunës Mitrovicë Veriore, mbrapa stacionit të autobusëve ishte një objekt i ndërtuar pa leje, i cili kishte pasur edhe shiritin e vendosur. Ne vendngjarje ishte hequr shiriti dhe ishin bërë punime (vendosja e dyerve dhe dritareve). Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime.”