Akili e prek gjysmëfinalen, një fitore afër medaljes në Lojërat Olimpike “Paris 2024”

by Nexhat

Akil Gjakova ka arritur në gjysmëfinale të Lojërave Olimpike ‘Paris 2024’.

Xhudisti nga Kosova ka qenë fantastik edhe në luftën e tij të tretë në Paris, ku përballë e kishte italianin Manuel Lombardo në kategorinë deri në 73 kilogramë

banner

Koha e rregullt u mbyll pa fitues derisa dy xhudistët shkuan në ‘Golden score’.

Italiani mori tre gabime dhe Akil Gjakova kaloi tutje për në gjysmëfinale.

Xhudisti nga Kosova ka marrë dy fitore radhazi, fillimisht ndaj brazilianit Daniel Cargnin në raundin e parë.

Ndërkohë në rrethin e dytë, Gjakova ka triumfuar ndaj xhudistit austriak Samuel Gassner.

Tani Akilit i duhet edhe një fitore për ta siguruar medaljen olimpike në Paris.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy