ARKEP: Kosova ka afër 2 milionë përdorues të telefonisë mobile

by Merita

Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), ka njoftuar se numri total i përdoruesve të telefonisë mobile në fund të tremujorit të parë (TM4-2023) është 1,891,934 përkatësisht për 2.6% më i ultë krahasuar me tremujorin paraprak, ndërsa 7.5% me i lartë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar TM1-2023).

ARKEP njofton se penetrimi i shërbimeve të telefonisë mobile në periudhën raportuese ka zbritje nga tremujori paraprak për 2.8 pikë të përqindjes, ndërsa me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM1 2023) ka ngritje për 7.2 pikë të përqindjes. “Penetrimi i shërbimeve të telefonisë mobile tani është në nivelin 104.2% të numrit të popullsisë”, njofton ARKEP.

banner

Në periudhën TM1 2024 numri i parapaguesve të telefonisë fikse është 69,330, që paraqet një rritje prej 3.5% në krahasim me tremujorin e kaluar.

“Norma e penetrimit të telefonisë fikse në Kosovë në këtë tremujor është 3.82%. Norma e penetrimit të telefonisë fikse në Kosovë vazhdon të jetë shumë e ulët krahasuar me vendet e rajonit, e sidomos me shtetet e BE-së”, njofton ARKEP.

ARKEP njofton se struktura e parapaguesve të telefonisë fikse si raport në mes të parapaguesve individualë dhe parapaguesve të biznesit është 25.6% – 74.4% .

“Numri i linjave të internetit me qasje fikse brez gjerë deri në TM1 2024 i raportuar nga operatorët shënon shifrën 375,695 parapagues të internetit. Nga kjo vërehet një rënie prej 2.6% në krahasim me TM4 2023, respektivisht rritje e papërfillshme prej 0.1% në krahasim me TM1 2023. Ndërsa, penetrimi i internetit përmes qasjes fikse brezgjerë në internet për ekonomi familjare është 126.5%, përkatësisht penetrimi i internetit sipas banorëve (për 100 banorë) rezulton të jetë 20.7%”, njofton ARKEP.

Numri i përdoruesve të shërbimeve të internetit mobil (Mobile Broadband) apo qasja në internet përmes rrjetit mobil 3G dhe 4G në periudhën TM4 2023 ka arritur në 1,619,390 ngritje prej 1.3% krahasuar me TM4 2023, dhe gjithashtu rritje prej 4.1% krahasuar me TM1 2023.

“Trendi i numrit të parapaguesve të qasjes në internet përmes rrjetit mobil që nga fillimi i ofrimit të këtyre shërbimeve në treg është karakterizuar me një rritje të vazhdueshme. Në periudhën raportuese (TM1 2024) penetrimi i qasjes mobile është 89%, ndërsa i asaj fikse 21 % për banor”, thuhet në raportin “Pasqyra e tregut të KE _Indikatorët kryesor për TM1 2024”.

Raporti i rregullt i indikatorëve kryesorë të tregut është përgatitur në bazë të të dhënave zyrtare të dorëzuara nga operatorët e shërbimeve të komunikimeve elektronike të cilët janë të autorizuar nga ARKEP për ofrimin e shërbimeve të komunikimeve elektronike (telefonisë fikse, mobile, internetit dhe linjave me qira).

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy