Atentati ndaj ish-presidentit Rugova, koloneli policor Sylejmani: Ngjarje traumatike e Kosovës së pasluftës

by Nexhat

Koloneli në pension i Policisë së Kosovës, Rrahman Sylejmani e ka cilësuar atentatin e 15 marsit 2005 ndaj ish-Presidentit, Ibrahim Rugova si një ngjarje e “rëndësishme” dhe “traumatike” e vendit tonë, menjëherë pas luftës së fundit.

Sylejmani ka thënë se atentati ndaj  ish-presidentit, Rugova ka qenë një ngjarje që ka shqetësuar opinionin publik por edhe ka çrregulluar edhe shumë veprime ndaj rrugëtimit të Kosovës për shtetformim dhe pavarësimin e vendit

banner

Ai deklaroi se atë kohë ka qenë Drejtor i Departamentit të Hetimeve të Shërbimeve Policore [Policisë së Kosovës].

“Atentati ndaj ish-Presidentit, Ibrahim Rugova ka ndodhur me 15 mars 2005. Një nga ngjarjet më të rëndësishme dhe traumatike në historinë e Kosovës pas luftës. Rugova njihej për angazhimet e tij për zgjidhjet e presionit të konfliktit të Kosovës me Serbinë. Kjo ngjarje ka shqetësuar edhe opinionin, i ka çrregulluar edhe shumë veprime të asaj kohe që ka qenë rrugëtimi drejt kompletimit të shtetformimit dhe drejt shkuarjes së pavarësimit të vendit”, tha ai në emisionin “Mendja kriminale” në RTV Dukagjini.

Sylejmani ka theksuar se takimi i Solanës dhe Rugovës duhet të analizohet në disa kënde, së pari duhet të shikohet kontekstin politik të kohës dhe pastaj elemente si “krimin e organizuar, motivet politike, elementet ekstremiste”.

Ish-nënkoloneli i Policisë së Kosovës, Refki Morina për atentatin ndaj Rugovës deklaroi se ka qenë i mirë organizuar dhe me një parapërgatitje, por që fatmirësisht nuk ka pësuar as eksorta e as presidenti. Ka pasur vetëm dëme materiale.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy